Transmetuar më 07-10-2021, 07:34

Konflikt me armë në Prishtinë. Dy persona janë plagosur në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinë Flora Ahmeti.

“Rreth orës 22:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën “Ahmet Krasniqi “në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, raportohet për dy persona të plagosur, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor.

Lidhur me këtë rast policia ka identifikuar një person të dyshuar. Aktualisht hetuesit policor, janë në kërkim të tij dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka deklaruar ajo.