Transmetuar më 06-10-2021, 19:08

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 3808 testime, 572 raste të reja, 9 humbje jete dhe 825 të shëruar në 24 orët e fundit

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 3808 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 572 qytetarë, në këto bashki:

237 në Tiranë, 45 në Fier, 23 në Durrës, 19 në Kamëz, 17 në Elbasan, nga 16 raste në Shkodër, Lushnje, 15 në Dimal, 14 në Sarandë, nga 13 raste në Gjirokastër, Korçë, 11 në Vlorë, nga 9 raste në Kukës, Lezhë, 8 në Berat, 7 në Peqin, 6 në Krujë, nga 5 raste në Kurbin, Dibër, Himarë, Cerrik, Memaliaj, nga 4 raste në Pogradec, Konispol, Divjakë, Patos, nga 3 raste në Malësi e Madhe, Shijak, Vorë, Rrogozhinë, Mallakastër, Tepelenë, Kuçovë, Skrapar, Poliçan, nga 2 raste në Librazhd, Gramsh, Kolonjë, Devoll, Këlcyrë, Përmet, Bulqizë, Mirditë, Has, Tropojë, nga 1 rast në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Kavajë, Delvinë, Dropull, Maliq.

Janë 8134 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 179 pacientë, nga të cilët 31 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit kanë gjetur vdekjen me COVID19, 9 qytetarë: 1 qytetar nga Kavaja 57 vjeç, 4 qytetarë nga Tirana 62-83 vjeç, 1 qytetar nga Shkodra 64 vjeç, 1 qytetar nga Përmet 68 vjeç, 1 qytetar nga Elbasani 72 vjeç dhe 1 qytetar nga Fieri 78 vjeç.

Janë shëruar 825 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 162,322 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (06 Tetor 2021)

Raste të reja ditore 572

Të shëruar në 24 orë 825

Të shtruar në spitale 179

Humbje jete në 24 orë 9

Testime ditore 3808

Testime totale 1,224,108

Raste pozitive 173,190

Raste të shëruara 162,322

Raste Aktive 8134

Humbje jete 2,734

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3599

Durrës 905

Fier 738

Shkodër 619

Vlorë 480

Elbasan 443

Berat 294

Lezhë 284

Gjirokastër 230

Kukës 202

Korçë 173

Dibër 167