Transmetuar më 04-10-2021, 16:09

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar të hënën (4 tetor) se është regjistruar edhe një viktimë nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Numri i përgjithshëm i viktimave në Kosovë ka arritur në 2.962.

Gjatë 24 orëve të kaluara janë shënuar edhe shtatë raste të reja të të infektuarve.

Shifra bazohet në 1.515 mostra të testuara në laboratorët publikë dhe privatë.

Mjekët kanë konstatuar se nga sëmundja janë shëruar edhe 199 pacientë ndërsa raste aktive me infeksion janë 2.044.