Transmetuar më 03-10-2021, 17:51

Nga Petrit Vasili

"Vetëm 24 orë më parë në Abu Dabi, Edi Rama s’foli as një fjalë për krizë energjitike, që po flet sot pas 24 orëve bile tha "që do të bëhemi eksportues neto të energjisë".

Rama në 15 prill 2021 deklaronte: "Ne sdo harxhojmë asnjë lek më për të blerë energji, por do të shesim energji. Kjo nuk është një ëndërr e parë në gjumë".

Kemi dëgjuar vetëm për "suksese të papara" në energjitikë bile edhe drejtuesit e saj, që nga ministra e drejtorë KESH-i kanë hipur në majë të partisë së rilindjes për meritat e mëdha në energjitike.

Nga sot në nesër papritmas dhe çuditërisht Edi Rama po na flet për "krizë apokaliptike" energjitike.

Po na thotë edhe që do që do ta përballojë Krizen Energjitike siç perballoi Pandeminë.

Kjo do të thotë na mori lumi më keq seç na ka marrë.

Duke parë deklaratat e mëparshme dhe "sukseset bubulluese" në energjetikën e Edi Ramës kjo krizë duket qartë që është një stisje për një grabitje të re të xhepave të qytetarëve e për të mbushur arkën e batërdisur të shtetit nga rilindja.

Arka e shtetit e boshatisur dhe plaçkitur nga milionat e grabitura për zgjedhjet, koncesionet, borxhet ndaj kompanive, arbitrazhet e humbura dhe borxhi publik real prej gati 100%, kërkon tani që të mbushet nga Rama.

Kjo nuk është krizë e re, por plaçkitje e re e qytetarëve."

Rama flet për krizën e re: Do kemi rritje marramendëse çmimesh të energjisë