Transmetuar më 02-10-2021, 23:21

Mjekët kanë larguar më shumë se një kilogram thonj, vida dhe materiale të mprehta nga stomaku i një burri nga Lituania.Sipas ekipit mjekësor ai kishte gëlltitur objekte metalike për një muaj pasi kishte lënë alkoolin.

Disa nga objektet e marra gjatë një operacioni në Spitalin Universitar Klaipeda ishin të gjata 10 cm. Kirurgu Sarunas Dailidenas e quajti atë një “rast unik”.

Në artikullin e tij (në lituanisht), LRT publikoi një fotografi të KUH që tregon një tabaka kirurgjikale plot me objekte metalike pas operacionit urgjent tre orësh.

Burri u dërgua me ambulancë pas dhimbjeve të forta të barkut në spitalin në bregun e Detit Baltik.

Ai tani raportohet se është në gjendje të qëndrueshme dhe po monitorohet gjendja e tij në spital.