Transmetuar më 01-10-2021, 15:40

Anglia ndalon botoksin dhe mbushësit e buzëve për adoleshentët. Të gjithë personat nën 18 vjeç nga sot nuk janë më në gjendje të marrin injeksione të toksinës botulinum – shpesh të njohura si Botox – ose mbushës të buzëve të lëkurës për arsye kozmetike.

Ligji i ri synon të mbrojë të rinjtë nga dëmtimet ndërsa Anglia ka disa vite që po bën përpjekje për të rregulluar industrinë e bukurisë jo-kirurgjikale.

Ndalimi nuk mbulon procedura të tjera si heqja e vetullave a qerpikëve që disa kërkojnë të marrin pamjen trendy të "syrit të dhelprës".

Vlerësimet e qeverisë tregojnë se deri në 41,000 procedura të stilit Botox u kryen në moshat nën 18 vjeç në Angli vitin e kaluar.

Dhe analiza, nga Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit Social, sugjeron se ka pasur deri në 29,300 procedura mbushëse dermale për buzët nga moshat nën 18 vjeç në një vit.

Në Shqipëri nuk ka asnjë ndalim ligjor dhe shumë të rinj nën 18 vjeç po bëjnë botoks e fryrje buzëve në klinikat private dhe në spitalet shtetërore. /noa.al