Transmetuar më 26-09-2021, 10:12

Erion Braçe ka reaguar pas rritjes së çmimit të kafes.

Rritja me 20 lekë më shumë ka revoltuar ish zv.kryeministin.

Braçe shkruan se ky është pazari më banal që është bërë në vend e se për këtë kanë frikë të flasin dhe të reagojnë.

Ai thotë më tej se për 20 vjet nuk është rritur çmimi mirëpo tani po pranohet gjithçka që zhvatësit po bëjnë me këtë treg.

Postimi i Braçes:

DO RRISIM CMIMIN E KAFESE SE DUAM! Ky eshte pazari banal ne kete vend, treg as qe mund te quhet ndonjehere. Lexojeni cfare thote: U RRIT HEKURI, CIMENTO, GRURI, KESHTU QE TEKNIKISHT DO RRITET DHE KAFEJA; KEMI 20 VJET E SE KEMI RRITUR CMIMIN E KAFESE! Gjejeni lidhjen! Keshtu ndodh kur ketu ka frike te flase kush per rregull, ligj, konkurrence, abuzim; thjesht pranohet gjithcka qe zhvatesit bejne!