Transmetuar më 22-09-2021, 23:20

LETRA E NJË GRUAJE: "Jam lidhur me të dashurin tim prej mëse dhjetë vjetësh. Tani erdhi koha që të martohemi dhe muajin tjetër kemi dasmën.

Me të fejuarin kam një marrëdhënie fantastike, e kam edhe si shokun tim më të mirë dhe nga tetori, shoku im i jetës.

Por tani kam rënë në një telash. Një histori që ka nisur prej afro një viti më ka trazuar. Vjet, një koleg në punë filloi të më vardisej. Me thënë të drejtën e pranova. Të fejuarit nuk ia tregova.

Që nga ajo kohë edhe pse kurrë nuk jemi lidhur dhe nuk kemi pasur marrëdhënie intime, i kemi dërguar njëri-tjetrit shumë mesazhe flirtuese.

Para pak ditësh vendosa të dal me kolegun tim dhe u ulëm në një lokal. I tregova se unë për një muaj martohem. Atij i erdhi si befasi, por megjithatë ishte më i sjellshëm sesa i zemëruar. Kjo gjë më bëri të më pëlqejë edhe më shumë. U përpoqa ta puth por ai më refuzoi, duke thënë se do të pendohesha.

Tani jam shumë e turpëruar nga mënyra sesi e trajtova atë dhe të fejuarin tim. Jam e mërzitur dhe i fejuari im më pyet pse ndihem kaq e trishtuar gjithë kohës.

Ndihem si e kapur mes dy burrave të mrekullueshëm dhe e di që jam personi i keq në këtë situatë. A duhet t’i them të fejuarit edhe pse asgjë nuk ka ndodhur? A duhet të qëndroj me të kur qartësisht kam dashur dikë tjetër?

Siguria e marrëdhënies me të fejuarin tim më bën të ndihem e sigurt, por shqetësohem se do të pendohem që nuk kam ndjekur ndjenjat e mija.

Nga ana tjetër, nuk jam e sigurt nëse kolegu im më pëlqen më pas mënyrës si e kam trajtuar dhe që u befasua që po martohesha.

Nga ana tjetër jam e tmerruar vetëm nga ideja se mund të humb jetën që kam ndërtuar prej një dekade me partnerin tim dhe të rikthehem si një beqare, vetëm dhe e varfër.

Më thoni, çfarë të bëj?"

Noa.al ju sjell më poshtë këshillat që jep psikologia amerikane, dr. Pamela Stephenson Connolly, psikoterapiste me qendër në SHBA, e specializuar në trajtimin e çrregullimeve sek.suale:

Lexoni edhe:

E kam më të vogël se ish-i i saj dhe ndjehem keq. Çfarë duhet të bëj? | KËSHILLA E PAMELËS

Përgjigjja e Pamelës: "Edhe kur një person është në një marrëdhënie të mirë, të përkushtuar dhe plot dashuri, flirtet ka të ngjarë të tërheqin vëmendjen tuaj herë pas here.

Mundohuni t’i shihni ato ashtu siç janë – një shpërqendrim kalimtar – dhe mos lejoni që të kapeni në diçka për të cilën ndoshta do të pendoheni.

Në fund të fundit, ta zëmë se vendosni ta lini partnerin tuaj aktual për kolegun tuaj – ka shumë të ngjarë që një flirt tjetër t’ju tërheqë vëmendjen edhe nga ajo marrëdhënie e re.

Ju nuk jeni një "person i keq", thjesht një person me dëshirë sek.suale normale njerëzore. Është e kuptueshme të dëshirosh eksitim dhe një ndryshim nga rutina, por ka disa norma: Kur je e lidhur me dikë, qoftë i dashuri, i fejuari, qoftë nëse bashkëjeton me dikë, pret të martohesh apo je martuar me dikë, përkushtimi ndaj tij kthehet dhe mbetet fokus jete.

Le të qëndrojmë te puthja. Asgjë nuk ka ndodhur. Madje as puthja. Disa mesazhe nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht tradhti. Ndaj nuk ka nevojë të ndani asgjë të tillë me partnerin që prisni të martoheni.

Konsiderojeni kolegun si një mundësi momenti që patët për t’u arratisur nga një jetë bashkëshortore që ju pret, një arrati që e pati fundin dhe ju riktheu me këmbë në tokë. Tani, trashëgime!

Partnerja më thotë se është shumë e lodhur për seks. Por pse ka blerë një vibrator? Ja çfarë thotë Pamela