Transmetuar më 22-09-2021, 09:34

Zlatan Ibrahimovic është një shembull i gjallë i jetëgjatësisë në futboll, megjithatë, i kombinuar me cilësi që kanë mbetur të paprekura gjatë viteve. Duke rendur drejt të 40-tave, suedezi ende mbetet një sulmues i nivelit absolut, i frikshëm për mbrojtjet kundërshtare, por jashtë Italisë ka nga ata që e kanë kaluar sa iu përket të dhënave personale.

Historia sheh protagonist Ronnie Brunswijk, sulmues i Inter Moengotapoe, ekipit zurinamez, i cili është vërtet i çmendur… Kjo për rolin parësor që bën në skuadër dhe, mbi të gjitha, moshën e subjektit në fjalë.

Brunswijk, në fakt, është gjithashtu president i klubit dhe zv.president i Surinamit, një republikë e vogël në Amerikën e Jugut, që lindi shumë ish-futbollistë holandezë, përfshirë Clarence Seedorf dhe Edgar Davids. Me rastin e ndeshjes së parë të Ligës Concacaf, duelin midis Inter Moengotapoe dhe Olimpia e luajti si titullar, duke qëndruar në fushë për 54 minuta me shiritin e kapitenit në krah.

Por ne vijmë në pikën vendimtare të një historie me karakteristika të jashtëzakonshme. Brunswijk ka lindur më 7 mars 1961 dhe, për këtë arsye, ka moshën e nderuar 60 vjeç. Ky “detaj” do t’i lejonte atij – kushti është i domosdoshëm, në pritje të kontrolleve më të hollësishme – të bëhej lojtari më i vjetër që ka luajtur një ndeshje zyrtare në nivel klubesh, në një kompeticion që siguron edhe kualifikimin për “Concacaf” më prestigjioz. Champions League.

Fatkeqësisht për Brunswijk, rezultati nuk i buzëqeshi aspak ekipit të tij, i mundur në shtëpi 6-0 në ndeshjen e parë të xhiros së 16-të. Brunswijk është një nga personalitetet më të njohur në Surinami. Pasi udhëhoqi rebelët “Komando të Xhunglës” gjatë luftës civile, ai iu kthye politikës, duke u ngjitur në pozicionin e zv.presidentit të kombit. Tani, gjithashtu, mund të mburret me jetëgjatësinë në fushat e futbollit.

Babai i 50 fëmijëve, grabitës banke në rininë e tij, pronar i një miniere ari … dhe tani edhe një futbollist profesionist. Ai nuk do të jetë në gjendje ta luajë takimin e kthimit kundër Olimpia, në fushën e kësaj të fundit. Arsyeja? Nuk mund të dalë jashtë Surinamit, pasi kërkohet nga Interpoli për krime të lidhura me trafikun e drogës.