Transmetuar më 22-09-2021, 12:11

A mund të kritikohet dikush si Leo Messi? Padyshim që po. Dhe nëse një herë gabohet, dy herë janë rastësi, tri herë fillojnë të bëhen dëshmi. Te Barcelona, argjentinasi ka qenë gjithmonë idhull, por ka pasur raste kur edhe ka përfunduar në sy të ciklonit.

Për të mos përmendur Argjentinën, ku, para se të merrte në shtëpi “Copa America” në verën e vitit 2021, gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë” vuajti shumë nga krahasimet me Maradonën. Atje, menjëherë i kujtonin se vitrina e tij me Albiceleste, në krahasim me atë të Diego, ishte bosh. Edhe tani në Paris, i dyti klub futbolli i Messit, numri 30 nuk është i mbrojtur nga kritikat.

I gjithë faji i pritshmërive, sepse kur blini Leo Messin mendoni se argjentinasi do të bëjë mrekullira çdo ndeshje. E megjithatë, deri më tani me fanellën e PSG-së nuk ka shkuar absolutisht në këtë mënyrë, ose për shkak të fatit të keq, ose sepse pas 20 vitesh te Barcelona, do t’i duhen ca kohë për përshtatje me parizienët.

Nën Kullën Eifel, megjithatë, janë të lodhur nga pritja dhe sigurisht jo vetëm për shkak të Messit. Çdo vit, PSG shton yje në ekipin e ëndrrave, por në fund Liga e Kampionëve nuk vjen kurrë. Kjo nuk iu shpëton kritikave. Dhe për t’i bërë ato mendon “Le Parisien”, media e cili ka qenë gjithmonë busulla kryesore e moralit të futbollit të kryeqytetit francez.

The Calm Before: Messi & PSG, City v. Leipzig, and the other major  storylines of MD2 in the UEFA Champions League - Bavarian Football Works

Gazeta transalpine, duke komentuar ndeshjen kundër Lyon, të cilën PSG e fitoi vetëm në sekondat e fundit, falë një goli të zëvendësuesit Icardi, kritikon ashpër ish-numrin 10 të Barçës: "Messi nuk duket në ndeshje, e sheh vetëm kokëposhtë dhe duke ecur në fushë. Pra, asnjë kontribut në lojë".

Nuk ka komplimente për të, por vetëm kritika, të cilat i shtohen polemikës që pasoi zëvendësimi i fundit i Messit ndaj Lyon-it. Kur Pochettino e zëvendësoi atë me Hakimin, argjentinasi nuk i shtrëngoi duart me trajnerin, duke i bërë menjëherë njerëzit të flasin për tension mes tyre.

Ndoshta nuk është kështu, ndoshta Messi thjesht ishte i zhgënjyer me paraqitjen e tij. Tashmë vjen edhe dëmtimi në gju, i cili e lë jashtë ndeshjes së sotme të Ligue 1. Ajo që duket e sigurt është se në Paris nuk do t’i lejojnë shumë ndeshje anonime, para se ta sulmojnë me më shumë forcë…