Transmetuar më 21-09-2021, 19:35

Një ndër deklaratat e forta të Berishës gjatë takimit në Fier ishte edhe shkarkimi i Bashës.

"Forumet do mblidhen. Lëri ato. Do të vendoset që çdo kryetar që i lejon vetes të marrë vendime që janë të forumeve, është i shkarkuar dhe funksioni i kalon nënkryetarit apo Sekretarit të Përgjithshëm.

Kjo është demokracia. Do të sanksionohet në statut. E more vendimin, por kryetar nuk je më. Do të thërrasim referendumin.

Do të kërkoj falje sepse mijëra prej jush kanë mbështetur Bashën sepse e ka mbështetur Sali Berisha. Ju garantoj që kam shqyrtuar çdo gjë që keni menduar ju për të, çdo të vërtetë që keni sjellë në zyrën time.

Iu përveshën të dy LSI-së, pasi Edi Rama i tha ‘Luli është çun i mirë’. Zbritën në nivelin më minimal në historinë e PD-së. Dolëm shtojcë e PS-së.

Del një ditë kryetari i opozitës, ish kryetari i opozitës, dhe thotë do të ndryshoj Kushtetutën. Po ku i ke votat t’i për ndryshimin e kushtetutës. Ti ke vetëm 44 vota. Si do e ndryshosh ti kushtetutën kur s’ke vota?"