Transmetuar më 21-09-2021, 16:06

Tërmet është ndjerë pak çaste më parë në Shqipëri duke bërë që dridhjet të përfshijnë Shqipërinë e Mesme dhe më gjerë, raporton noa.al.

Shërbimi Evropian i Sizmologjisë EMSC konfirmoi tërmetin dhe pas disa minutash ka nxjerrë vendndodhjen dhe magnitudën.

Tërmeti nl 16.04 ishte 3.9 ballë me thellësi vetëm 1 km (fillimisht u njoftua 2 km) si asnjëherë më parë duke bërë që lëkundja dhe dridhjet të ndjehen gjerësisht.

Tërmeti u lokalizua 21 km në veriperëndim të Tiranës.

Tërmeti është ndjerë në Tiranë, Durrës, por edhe Shkodër siç raportojnë banorët në kohë reale tek EMSC. /noa.al