Transmetuar më 21-09-2021, 13:58

Historia e Enkelejda Sulajt është vërtet drithëruese. Për 8 muaj ajo nuk e ka ditur fatin e fëmijëve të saj. Ata u rrëmbyen nga ish-bashkëshorti i saj, Lorenc Toska.

Ky i fundit rrëmbeu fëmijët e tij, Kristanin 11 vjeç dhe Amantian, 10 vjeçe. Ai i mori në janar në Gjermani dhe më pas i dërgoi në Tenerife, Spanjë, aty ku edhe u zbulua nga Policia.

Gjatë kësaj periudhe prej 8-muajsh, Enkelejda nuk e dinte se ku ndodheshin fëmijët e saj. Ai e kishte kërcënuar atë përmes një mesazhi, se nëse do të shkonte në polici do të vriste atë, fëmijët dhe familjes e saj. Por ajo nuk u ndal dhe nisi një aksion të madh për zbulimin e fëmijëve të saj.

Ditën e sotme ajo ka dhënë një intervistë për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel”, ku tregoi të gjithë ngjarjen që ditën kur mori vesh për rrëmbimin e fëmijëve dhe deri në kthimin e tyre në shtëpi.

Intervista e plotë:

Si është gjendja e fëmijëve tani?

Fëmijët kanë shkuar në shkollë. Jemi shumë të lumtur. Jam shumë e lumtur se janë në shtëpi, pranë meje. Më 27 gusht jemi kthyer në shtëpi në Hamburg. Menjëherë i kam çuar në shkollë.

Pse nisi e gjithë kjo histori? Sa vite keni që nuk jeni bashkë ju dhe Lorenci?

Që në vitin 2013 nuk jetojmë me ish-partnerin. Unë doja që ai ti takonte fëmijët, që edhe ata të rriteshin me babanë e tyre. Unë i dhashë mundësinë që të takoheshin. Nuk kemi qenë të martuar, nuk ka pasur nevojë që të bëjmë divorc.

E kishte të ndaluar që të takonte fëmijët për një kohë të gjatë. Për të shmangur dhunën në familje, ne nuk jetuam më bashkë. Gjyqi vendosi që për një kohë të caktuar të mos i shikonte, por unë si nënë vendosa që të merrej pjesë në rritjen e tyre, e ti takonte.

I donte fëmijët Lorenci?

Lorenci i do fëmijët, i ka dashur fëmijët. Por me veprimin e fundit, një prind i mirë nuk do e bënte një gjë të tillë.

A ka dashur të rikthehet me ty?

Në mënyrë direkte nuk e ka kërkuar. Por kur takohej me fëmijët thoshte se donte një bashkim me familjen.

Lorenci e kishte pranuar atësinë e fëmijëve?

E ka pranuar që në fillim

Çfarë ndodhi që Lorenci të rrëmbente fëmijët? Keni pasur konflikte?

Gjithçka ishte normale. Unë erdha në Shqipëri për të bërë pasaportën. Nëna e tij dhe ai më thanë se do kujdesen për fëmijët në Gjermani. Sjellja ishte shumë normale, nuk e prisja të ndodhte kjo. Kur u ktheva, fëmijët nuk ishin në shtëpi.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri ke komunikuar me fëmijët dhe Lorencin?

Jo çdo ditë. Më thoshte se janë mirë. Kam kontaktuar dhe më tha se nuk do të ktheheshin më dhe se do të nisnin një jetë të re. Më tha se kishte dy vite që kishte planifikuar

Kishte një partnere të re?

Nuk më ka thënë. Nuk e di. Edhe ndoshta. Nëna e tij nuk ishte në dijeni se çfarë Lorenci kishte planifikuar.

Kur i humbe kontaktet me ta?

Jam kontaktuar unë gjithmonë me telefonin e tij. Gjithmonë kur ai kishte dëshirë që të flisja me fëmijët. Telefonatat ishin të shkurtra dhe më thoshte

Të kishte kërcënuar më parë Lorenci?

Më ka thënë do të vras, por nuk e merrja seriozisht.

Të kishte kërcënuar ndonjëherë se do të rrëmbente fëmijët?

Më përpara asnjëherë. Prandaj nuk e kisha menduar kurrë se do të bënte diçka të tillë.

Si e kuptove se ndodheshin në Tenerife?

Përmes shkëmbimeve të vajzës me shoqen e saj. Nuk kisha asnjë informacion ku ishin. Bëra një denoncim direkt sa erdha në Gjermani.

Nisi kërkimi nga autoritetet gjermane?

Po

Komunikove me Lorencin?

Kur më kërkonin fëmijët. Vajza ka menduar që të arratisej nga babai, të vinte në shtëpi. Më ka thënë së fundmi. Edhe djali herë pas here ka qarë që të vinte tek unë.

Si është sjellë me fëmijët?

Kanë kaluar mirë.

Pse pikërisht në Spanjë?

Nuk e di. Nuk kishte asnjë atje, mesa di unë.

Cila ishte frika jote më e madhe?

Që do tu ndodhte diçka fëmijëve, që nuk do ti shikoja më asnjëherë. Me këtë veprim që bëri, duke qenë se ishte në presion, thashë mund të bëjë çdo gjë.

Si ka mundësi që nuk u gjet më herët?

Autoritetet kanë qenë shumë të ngadalta. Mediat luajtën një rol kryesor që unë të merrja fëmijët. Nuk do të kishte pasur

Mendon se je ndjerë e paragjykuar se nuk je një shtetase vendase?

Jo. Nuk jam ndjerë asnjëherë si e huaj.

Ka pasur edhe personazhe ndërkombëtar, si partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina. Si u lidhe me të, ke pasur kontakte apo e ka parë në media?

Nuk kam asnjë kontakt me të. Megjithatë e falënderoj.

E zbuluan autoritetet gjermane apo spanjolle Lorencin?

Thjesht përmes bisadeve të vajzës me shoqen e saj. Në një foto që i kishte dërguar kishte një T-shirt të shkruar Tenerife.

Pati një bashkëpunim mes autoritete gjermane me ato spanjolle?

Po

Është arrestuar ai?

Lorenci është arrestuar, por jo në sy të fëmijëve.

Ku ndodhet Lorenci?

Në Tenerife.

Ke mundur të komunikosh me të?

Jo

Ai është në pritje të vendim gjyqësor?

Po

Ke komunikuar me ish-vjehrrën?

Jo, nuk kam arsye.

Pyesin fëmijët për babanë? Pse e bëri?

Kjo pyetje më mundon, por nuk dua ta pyes. Është një traumë për të gjithë ne. Asnjë lloj përgjigje nuk ma heq këtë që kam hequr.

Detyra ime tani është të kujdesem për fëmijët. Procesin gjyqësor do ta ndjek me video call

A ke frikë se një ditë Lorenci do kthehet?

Unë ja dhashë një mundësi që të jetë më fëmijët. Por tani nuk ka një mundësi tjetër. Kur fëmijët do të jenë në moshë që të marrin vendime vetë, atëherë do të respektoj vendimin e tyre.