Transmetuar më 21-09-2021, 08:17

Nuk u kërkohet në lokal, por kur të shkosh në banjo ti duhet të tregosh certifikatë anti- COVID-19 në Hollandë.

Rregulli i ri u njoftua nga Ministria e Shëndetësisë.

Autoritetet hoqën disa kufizime javën e kaluar në luftën kundër virusit korona, përfshirë heqjen e distancës fizike, por njoftuan lejet COVID për bare, restorante dhe festivale.

“Nëse doni të përdorni tualetin, do t’ju duhet të tregoni kodin tuaj,” tha ministria, duke kujtuar se një kod QR që konfirmon se një person është vaksinuar është i detyrueshëm për qytetarët që nga mosha 13-vjeç.

Sidoqoftë, kryeministri holandez Mark Rutte kohët e fundit tha se nuk është një ide e mirë për të bërë një përjashtim për klientët që ulen në tarracat e kafeneve, sepse njerëzit në mënyrë të pashmangshme do të duhet të hyjnë për të paguar faturën ose për të shkuar në tualet.