Transmetuar më 21-09-2021, 09:20

Gjyqtari Manuel Ruiz de Lara i ka dhënë UEFA-s një afat prej pesë ditësh që të anulojë sanksionet kundër klubeve themeluese të Superligës Europiane dhe ta konfirmojë këtë në faqen zyrtare të organizatës që drejton, ose do të ndjekë penalisht presidentin Aleksander Ceferin për krimin e mosbindjes ndaj një vendimi gjyqësor.

Në një vendim shumë të ashpër, magjistrati titullar i gjykatës së 17-të në Madrid e vendos UEFA-n "jashtë sundimit të ligjit, në promovimin e hapur të praktikave që komprometojnë parimin e konkurrencës së lirë në tregun përkatës për organizimin e garave profesionale të futbollit në Unionin Evropian".

Ruiz De Lara vërteton se "UEFA nuk ka provuar në asnjë mënyrë se ka vazhduar të anulojë procedurat disiplinore të hapura për Real Madridin, Barcelonën dhe Juventusin", ndaj për këtë arsye paralajmëron seriozisht UEFA-n për "ruajtjen e vullnetit pengues që tenton të konsolidojë praktikat anti-konkurruese.

Pasiviteti dhe mosveprimi në lidhje me masat paraprake të miratuara dhe kërkesat e bëra vetëm vërtetojnë strategjinë rebele të UEFA-s që tenton të prishë pajtueshmërinë e rezolutave gjyqësore në mënyrë që të bëjë efektive rrezikun e vonesave procedurale që synohet të aktivizohet me miratimin e masave parandaluese".