Transmetuar më 20-09-2021, 23:14

Dy motra japoneze janë certifikuar nga Rekordet Botërore Guinness si binjaket më në moshë të gjalla në botë, mbi 107 vjet e 300 ditë ose gati 108 vjeçe.

Umeno Sumiyama dhe Koume Kodama kanë thyer rekordin e vendosur më herët nga motrat binjake japoneze Kin Narita dhe Gin Kanie.

Umeno dhe Koume, kanë lindur më 5 nëntor 1913 në ishullin Shodoshima.

Njoftimi u bë të hënën në Ditën e të Moshuarve – një festë kombëtare në Japoni, raporton noa.al.

Për shkak të situatës aktuale me Covid -19, dhe si masë paraprake, motrave – të cilat jetojnë në pjesë të ndryshme të Japonisë – iu dërguan në azil, certifikatat e tyre zyrtare të rekordit Gines.

Mbajtësit e mëparshëm të rekordeve ishin Kin dhe Gin, binjakët më të vjetër identikë që jetuan, Kin 107 vjet dhe 175 ditë dhe Gin 108 vjeç.

Familja e Umeno dhe Koume thanë se të dyja motrat kishin bërë shaka dikur teksa thonin se do arrinin në këtë moshë.

Umeno ka katër fëmijë dhe Koume tre.

Në Japoni, jetëgjatësia është më e larta në botë, dhe njerëzit e moshuar gëzojnë respekt të konsiderueshëm.

Personi më i vjetër i gjallë i regjistruar, sipas Guinness, është gruaja 118-vjeçare japoneze Kane Tanaka. /noa.al