Një ngjarje e rrallë, një imazh që nuk jeni mësuar ta shihni. Lionel Messi u zëvendësua gjatë ndeshjes ndaj Lyon-it, e fituar nga ekipi parizien me rezultatin 2-1. Gjatë pjesës së dytë, pas 76 minutash lojë, trajneri argjentinas Mauricio Pochettino vendosi të zëvendësojë ish-numrin 10 të Barcelonës me Achraf Hakimi. Një zgjedhje që ka ndarë opinionin public. Ka nga ata që e kanë përcaktuar si “tradhti”, të tjerët mbështesin vendimin e trajnerit, i lirë të marrë vendime për të mirën e ekipit.
Për Messin, ky ishte zëvendësimi numër 18 në karrierën e tij. Në Barcelonë, ylli argjentinas rrallë largohej nga fusha. Siç raportohet nga “Opta”, 34-vjeçari është zëvendësuar vetëm 17 herë nga 370 paraqitje në La Liga me Barcelonën, çka përbën 5% të ndeshjeve të luajtura. Në Ligue 1, përqindja rritet në 100%, me zëvendësim qysh në ndeshjen e parë si startues.
Messi nuk e “treti” dot veprimin e Pochettino, siç dëshmohet nga qëndrimi në momentin e zëvendësimit. Numri 30 u largua nga fusha duke injoruar dorën e shtrirë të trajnerit, përkundrazi i hodhi një vështrim sfidues, duke krijuar polemika të paevitueshme. Një sjellje që nuk ka kaluar pa u vënë re.
18 – Desde enero de 2010, Messi fue titular en 371 partidos por la liga local y fue sustituido en 18 ocasiones: 17 en 370 juegos con el Barcelona (5%), una en un partido con el PSG (100%). Sorpresa. pic.twitter.com/jmNNB6aXof
— OptaJavier (@OptaJavier) September 19, 2021
"Ndonjëherë këto zgjedhje dalin për mirë, nganjëherë jo. Këto janë vendime që duhet t’i merrni si trajner, pavarësisht nëse ju pëlqejnë apo jo", – komentoi Pochettino pas lojës. Zëvendësimi i fundit i Messit daton më 9 janar, pasi shënoi 2 gola dhe në rezultatin 4-0 kundër Granadës.
Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman vendosi ta linte disi pushim në funksion të Superkupës Spanjolle, të planifikuar për katër ditë më vonë. Duke u kthyer pas në kohë, Messi ishte zëvendësuar në Kupën e Mbretit më 11 janar 2018, në ndeshjen kundër Celta Vigos.
Përsëri, “Pleshti” kishte shënuar dy herë para se të dilte nga fusha. Aventura e re e Messit filloi me pakënaqësi, sepse mbërriti në hijen e Kullës Eifel pas një lamtumire të stuhishme nga Barcelona.
Një fillim jo emocionues, me argjentinasin që shpreson të gjejë harmoninë e duhur me bashkatdhetarin e tij Pochettino dhe të buzëqeshë në vazhdim, duke shënuar gola sa më shpejt të jetë e mundur.