Transmetuar më 20-09-2021, 22:33

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka deklaruar mbrëmjen e sotme se është i gatshëm të kandidojë për herë të tretë në detyrën që mban aktualisht.

I pyetur për zërat qe thone se mandati i trete ne krye te Bashkise eshte nje lloj ndeshkimi nga Rama, Veliaj iu përgjigj në Real Story” duke thënë se nuk ka dyshe me raport më të veccantë se ai dhe Rama.

Pjesë nga intervista

Pyetje: Do të kandidoni për një mandat të tretë?

Erion Veliaj: Nëse PS ma jep besimin dhe tashmë kam filluar të mendoj se çfarë mund të jenë gjërat që mund të bëjmë në një mandat të tretë, do ta bëja me shumë pasion dhe kënaqësi si këto dy mandate.

Pyetje: Ky mandat i tretë dikush mund të thotë se më tepër sesa shpërblim mund të jetë ndëshkim nga Rama?

Erion Veliaj: Nuk e di çfarë thonë njerëzit, por nuk e di a kanë dy njerëz politik, një raport me special seç kam unë me Ramën. Në këto zgjedhje u afruam edhe më shumë.  Kishim kontakte më të shpeshtë për shumë vendime që duhet të merrnin, strategjia na funksionoi, ne shkuam nga 200 mijë në 227 mijë vota në Tiranë. Pra jemi rrufitur 13 përqind. Kështu që nëse siç Saliu mundohet me këtë diversionin, që shpresa e tyre e fundit që unë dhe Rama të kemi një konflikt që të kthehet prapë epoka e gjumit në Tiranë, janë të pashpresë. Unë me Ramën jemi bashkudhëtarë dhe në këto 16 vjet nuk ka një ditë që mos kemi komunikuar. /noa.al