Transmetuar më 20-09-2021, 22:18

Davide Pecorelli ka thyer heshtjen teksa është shprehur këtë të hënë se 9 muajt në arrati i ka kaluar me disa murgj.

Biznesmeni italian që u zhduk në Pukë rreth 9 muaj më parë ka shpërthyer edhe ndaj mdiave, te cilave i kërkon që të kenë respekt për fëmijët e tij të mitur.

“Kam kaluar tetë muaj në një komunitet priftërinjsh pranë Medjugorje. Në Shqipëri kam kryer edhe krime. Por unë i thashë gjithçka prokurorit Petruzzelli dhe prokurorit Cantone, ata do t’i bëjnë të ditura detajet. Kam folur me prokurorët, ata do të tregojnë.

Tani do të shkoj te fëmijët e mi dhe nuk do të bëj më biznes në Itali. Në këto 8 muaj kam qëndruar me disa murgj, s’kam folur me askënd, as me familjen. Mediat të tregohen me profesionale, kam 4 fëmijë, 3 prej tyre janë minorenë”, tha ai.

Pecorelli u zhduk 9 muaj me pare ne Puke te Shqiperise. Makina e marre me qera nga ai ne Rinas u gjend e djegur ne Puke dhe brenda saj u gjeten eshtra. Papritur ai u shfaq ne Itali i gjalle pak dite me pare./noa.al