Transmetuar më 20-09-2021, 18:14

Arabi merr me qira vilën ku u vra 20-vjeçarja nga piloti grek, por duket se është penduar.

Vetë grekërit nuk e merrnin me qira vilën nga ajo që mësuan se çfarë ndodhi aty. Sidoqoftë, vrasësi një muaj më parë dha urdhër që gjërat që ishin brenda në shtëpi të hiqeshin.

I riu arab mori me qira shtëpinë në fjalë, por ai nuk e dinte historinë tragjike të vrasjes së Caroline dhe varjen e qenit në katin përdhes të shtëpisë.

Por, çfarë po ndodh me arabin në Glyka Nera? Sipas mediave të huaja, qiramarrësi sapo u informua për ngjarjen tragjike të 11 majit 2021 dhe zbuloi se tani e ka të vështirë të fle natën dhe se sa më shumë që kërkon detaje për atë që ka ndodhur, aq më shumë mendon se ai duhet të largohet përfundimisht nga shtëpia.

Detajet e vrasjes që tronditi të gjithë Greqinë dhe jo vetëm, nuk ka të ndalur dhe zhvillime të reja dalin në dritë çdo ditë. Brenda një jave, materialet e kamerës do të dalin në dritë. Por, ka fakte të tjera të forta që mund të “fundosin” vrasësin e nënës fatkeqe 20-vjeçare.