Transmetuar më 20-09-2021, 07:15

Shpërthen vullkani në Spanjë. Një vullkan masiv ka shpërthyer në ishullin Kanarie në La Palma të Spanjës.

Për pasojë një re e madhe tymi dhe hiri ka përfshirë të gjithë zonën dhe parkun kombëtar, Cumbre Vieja.

Shpërthimi ndodhi pas një tërmeti të vogël i cili u ndje në zonën e Las Manchas të El Pasos dhe më pas këto valë sizmike shkaktuan aktivizimin e vullkanit që një javë më parë kishin alarmuar disa bashki në ishullin Kanarie.

Presidenti i Ishujve Kanarie, Angel Victor Torres ka konfirmuar se nuk ka asnjë të lënduar. Vlen të përmendim që autoritetet kishin filluar evakuimin e të sëmurëve dhe disa kafshëve të fermave përreth zonës para shpërthimit.

Autoritetet kishin shpallur nivelin e alarmit “të verdhë” për bashkitë Fuencaliente, Los Llanos de Aridane, El Paso y Mazo, ku banojnë rreth 35,000 banorë. Më poshtë shikoni videon e frikshme në momentin kur llava e nxehtë del nga vatra.