Transmetuar më 20-09-2021, 00:29

Një i ri shqiptar ka gjetur si zgjidhje për rikthimin në Itali, martesën me një vendase dhe marrjen e mbiemrit të saj.

Ka ndodhur në Bolonja, ku 32 vjeçari shqiptar është njohur me 28 vjeçare italiane dhe kanë rënë dakord që të bënin një pazar.

Ai, trafikant droge. Ajo, një e re pa shumë obligime. Qëllimi i përbashkët, të nxjerrin ca para.

Me këto motive, që të dy shkuan në Shqipëri dhe atje bënë martesë. Po aty, 32 vjeçari ndryshoi edhe mbiemrin duke marrë atë të gruas së tij të re.

Qëllimi ishte që të mos kapej nga kufitarët italianë pasi rezulton me një espuls deri më 2022.

Të armatosur me letra të ligjshme, burrë e grua në korrik të këtij viti u nisën drejt Italisë.

Me të mbërritur atje, skema u zbulua dhe që të dy u futën në telashe.

Policia italiane tha të dielën se 32 vjeçari do të riatdhesohet. Ndërsa karabinierët e stacionit të Bolonjës në San Ruffillo denoncuan 28-vjeçaren italiane për ndihmë dhe përkrahje të imigracionit të paligjshëm. /noa.al