Transmetuar më 20-09-2021, 11:00

Manchester United luajti dhe fitoi dje në Premier League kundër West Ham, duke lënë pas në vendin e dytë kushërinjtë e City, të bllokuar të shtunën në barazimin pa gola ndaj Southampton.

Cristiano Ronaldo ishte përsëri në qendër të sulmit të “Djajve të Kuq”, nga minuta e parë, siç bëri javën e kaluar kundër Newcastle, kur shënoi dopietë ëndrrash në debutimin e tij të dytë me Manchester United.

Në mes kishte, gjatë javës, humbjen e keqe në shtëpinë e Young Boys, në ndeshjen e parë të grupit të Ligës së Kampionëve. Një transfertë në të cilën Ronaldo shënoi sërish, por të tijtë humbën 2-1, pasi CR7 ishte zëvendësuar.

Ditët e fundit, fjalët e Rio Ferdinand, ish-partnerit të Ronaldos dhe komentator aktual televiziv, kanë ngritur shumë polemika. Ish-mbrojtësi anglez ka kritikuar sjelljen e portugezit, pasi u kthye në stol, duke u ngritur në këmbë, tundur krahët dhe bërtitur si të ishte trajner.

Pra, dha të gjitha llojet e sugjerimeve për ekipin, çka e mbivendosi me Solskjaer, nëse nuk e zëvendësoi plotësisht atë. "Ishte një veprim jo profesional. Nëse do të isha trajner i tij do t’i kisha thënë që të ndalej dhe të ulejnë stol".

FilGoal | News | Solskjaer responds to Ferdinand's criticism of Ronaldo:  Don't comment on things you don't know | Eg24 News

Fjalë, të cilave trajneri i Manchester United iu përgjigj me vendosmëri në prag të ndeshjes kundër “Hammers”: "Rio, edhe një herë, komenton gjëra që nuk i di me të vërtetë. Ishte një moment kur gjyqtari duhet t’i kishte dhënë një karton të verdhë Martins Pereira, kur ai rrëzoi Nemanja Matic.

Si Bruno Fernandes, ashtu edhe Cristiano, duke parë se sa konkurrues janë, papritmas i kisha pas meje. Ata ishin atje për një kohë të shkurtër dhe i bërtitën gjyqtarit. Pastaj, Cristiano dhe Bruno u ulën në stol.

Ne e dimë se vetëm një njeri lejohet në atë zonë teknike dhe jam unë ose Carrick, Phelan ose McKenna. Ishte vetëm një nxitje e momentit, lojtari i Young Boys duhej të ishte dëbuar nga fusha me karton të kuq. Nuk kam asnjë problem që ata të tregojnë pak pasion dhe pastaj të kthehen ku e kanë vendin. Nuk është se Ronaldo po stërviste, jo".

Ndërkohë, pesë herë “Topi i Artë” shënoi përsëri dje, në pjesën e parë kundër West Ham. Për të janë grumbulluar 4 gola në 3 ndeshje, që nga kthimi në “Old Trafford”, përgjigja më e mirë për polemikat dhe të tjera gjëra që nuk shërbejnë për të fituar. Golat e CR7 janë ato që i duhen Solskjaer dhe të gjithë pajtohen me Manchester United, i cili fitoi dje 2-1, falë golit të Lingard, pothuajse në fund të ndeshjes.