Transmetuar më 19-09-2021, 14:50
Foto ilustruese

Dy burra në moshë të thyer gjetën vdekjen pak minuta më parë në Tiranë pasi ranë nga lartësia, për shkaqe aktualisht të paqarta.

Vdekja e dy burrave ndodhi thuajse njëkohësisht, por në dy ngjarje të ndryshme në kryeqytet, raporton noa.al.

Rreth orës 14:00, në rrugën “Mustafa Maçi”, dyshohet se ka rënë nga lartësia e banesës së tij dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Luan K., 65 vjeç.

Nga deklarimet paraprake të familjarëve dyshohet se ky shtetas kurohej nga depresioni.

Dhjetë minuta më vonë, rreth orës 14:10, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e banesës së tij dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Vasil K., 77 vjeç.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve. /noa.al