Transmetuar më 19-09-2021, 08:36

Një aksident ndodhi në orët e para të mëngjesit në aksin Burrel-Milot.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Baz të Burrelit. Nga ky aksident mbetë të lënduar shoferi dhe 5 udhëtarë që ndodheshin brenda mjetit.

Dyshohet se bëhet fjalë për pjesëtarë të një familje nga Dibra. Të plagosuritjane transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Policia dhe grupi hetimor janë nisur drejt vendngjarjes spër sqarimin e plotë tërrethanave të ngjarjes. Dita e sotme karakterizohet nga lagështira si pasojë e reshjeve të shiut cka mund të ketë ndikuar për aksidentin në fjalë.

Sipas policisë ngjarja ndodhi rreth orës 06.30, në aksin rrugor Burrel-Ulëz, në vendin e quajtur Bushkash, ku shtetasi Z. Ç., duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes së mjetit nga rruga është lënduar drejtuesi i mjetit dhe 5 pasagjerë.