Transmetuar më 19-09-2021, 08:03

5 pjestarë të një familje janë ërfshirë në aksident sot në orët e para të mëngjesit. Ngjarja ka ndodhur në aksin Burrel-Milot në fshatin Baz të Burrelit, ndërkohë një nga të plagosurit është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Bëhet fjalë për pjesëtarë të një familje nga Dibra, të cilët janë aksidentuar dhe për pasoje janë lënduar mëngjesin e kësaj të diele.

Policia dhe grupi hetimor janë nisur drejt vendngjarjes spër sqarimin e plotë tërrethanave të ngjarjes. Dita e sotme karakterizohet nga lagështira si pasojë e reshjeve të shiut cka mund të ketë ndikuar për aksidentin në fjalë.