Transmetuar më 18-09-2021, 11:27

Ish-gjyqtari i Premier League, me stemën e FIFA-s, Mark Clattenburg, ka zbuluar se një herë e humbi kontrollin dhe hodhi një këpucë drejt Jose Mourinhos për ta goditur. “Special One” ishte trajner i Manchester United në atë kohë, ndërsa Clattenburg u konsiderua si një nga arbitrat më të mirë në Angli, duke u vendosur në vendin më të lartë të klasifikimeve përkatëse.

Kjo dyshe e njohur u përplas pas një barazimi midis “Djajve të Kuq” dhe Stoke City, ndeshje që u zhvillua më pak se një muaj para se Clattenburg të linte Anglinë për në Arabinë Saudite. Trajneri i atëhershëm i Manchester United ishte zemëruar me Clattenburg pse nuk kishte dhënë një penallti për ekipin e tij në barazimin e janarit 2017 në “Potteries”.

Portugezi besonte se mbrojtësi i Stoke, Ryan Shawcross e kishte prekur topin me dorë në zonë, por për gjyqtarin gjithçka ishte në rregull. Jose u zemërua aq shumë me Clattenburg për atë rast, saqë i shkoi në dhomën e zhveshjes gjyqtarit dhe u përball me të pas lojës.

Sidoqoftë, “Special One” shëptoi mirë, kur Clattenburg lëshoi ​​njërën këpucë të tij kundër trajnerit në debat e sipër. "Nuk kaloi shumë kohë, kur dëgjoj një trokitje në derën e dhomës sime të zhveshjes dhe trajneri i Manchester United, Jose Mourinho hyri. Unë sapo i kisha zbathur këpucët”, – shkroi Clattenburg në autobiografinë e tij, rrëfyer përmes “Daily Mail”.

“Ai filloi të luante hendboll (prek topin me dorë) në zonën e penalltisë, e kam fjalën për mbrojtësin e Stoke, Ryan Shawcross”, i hakërret ashpër portugezi. "Me çfarë po merresh? – iu përgjigja flakë për flakë. – E pashë mirë atë rast dhe kam vendosur drejt. Nuk ishte penallti”.

“Unë e kam parë videon, e kishit gabim”, – vazhdoi më tej Mourinho. "Ai vazhdoi dhe vazhdoi. Heshta sa heshta dhe pastaj mora këpucën dhe e hodha në mur, pranë tij. F ***, më tha duke dalë nga dhoma ime e zhveshjes. Dil jashtë, i bërtita me të madhe”, – kujton ish-arbitri i njohur.

Clattenburg e vuri në dukje incidentin si pikën kryesore të vendimit të tij për të lënë Premier League, duke e quajtur Mourinhon një "idiot".