Transmetuar më 17-09-2021, 23:47

Një person që aktualisht është i paidentifikuar, ka mbetur i plagosur rëndë mbrëmjen e sotme në qendër të Tiranës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:50, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet, raporton noa.al.

Policia në vendngjarje tha se janë përfshirë në përplasje mjeti me drejtues shtetasin E. B, me mjetin me drejtues shtetasin E. Sh.

Si pasojë është dëmtuar një këmbësor ende i paidentifikuar. Burri ishte duke kaluar rrugën kur u aksidentua gjatë përplasjes së dy mjeteve dhe mori plagë serioze.

Ai u dërgua në spital ku gjendja e tij mbetet ende e paqartë.  Policia tha se i plagosur ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /noa.al