Transmetuar më 20-09-2021, 07:15

7 shtator 2021, Norvegji-Gjibraltar 5-1. Erling Haaland, natyrisht, shënoi. Si gjithmonë. Jo një herë, por tri. Ylli i Borussia Dortmund e udhëhoqi ekipin e tij kombëtar drejt një suksesi aq të qartë në garën kualifikuese për Kupën e Botës së vitit tjetër, të planifikuar në Katar.

Nëse pyesni lojtarët e Gjibraltarit për një mendim mbi Haaland, ata do t’ju përgjigjen me një grimacë: mirë, po, shumë mirë; por nuk ka absolutisht asnjë klas. Një episod, në veçanti, nuk u prit mirë te kundërshtarët e fundit të Norvegjisë. Ai daton jo në ndeshjen e 7 shtatorit, por kualifikuesen e parë, të luajtur në fund të marsit dhe përfundoi 3-0 për skandinavët.

"Asnjëri prej nesh nuk e donte fanellën e Haaland, ne e snobuam atë, – janë fjalët e Reece Styche, sulmuesit të Gjibraltarit dhe Huddersfield për "The Sun". – Marsin e kaluar, kapiteni ynë, Roy Chipolina, i kërkoi atij fanellën, pasi Norvegjia kishte fituar 3-0, por ai nuk kishte shënuar, ishte zëvendësuar dhe ishte pak poshtë me humorin.

Pasi të dy dhanë intervista për televizionet, Roy i tha Haaland: “Djali im është tifoz i juaji i madh, a e keni problem të ndërrojmë fanellat? Haaland e shikoi, qeshi dhe u largua. Ai mund të blejë shumë gjëra, por klasi nuk mund të blihet. Ndoshta zhurma e mediave e ka turbulluar në kokë.

Ai kishte një shans për të bërë një fëmijë të lumtur, por i tha jo. Kësisoji, askush nga ne nuk ia kërkoi atij fanellën në Oslo. Haaland ia dha një tifozi norvegjez, pasi ishte ndeshja e tyre e parë në shtëpi me publik, pas Covid-19".