Transmetuar më 18-09-2021, 08:30

Përplasje e fortë mes trajnerit të Manchester City, Pep Guardiola, dhe sekretarit të shoqatës së tifozëve të “qytetarëve” në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes së Premier League kundër Southampton.

Parker kishte sulmuar trajnerin spanjoll që kërkoi nga mbështetësit e Manchesterit të mbushnin stadiumin më shumë kundër Leipzig: "A thashë pas ndeshjes se isha i zhgënjyer, sepse stadiumi nuk ishte i mbushur?

Ne kemi nevojë për mbështetjen e tifozëve. 10.000, 50.000 40.000, jo pa marrë parasysh sa shumë tifozë vijnë, por unë i ftoj të gjithë të shijojnë një ndeshje tjetër si ajo e fundit, në të cilën arritëm të shënonim shumë gola, sepse kemi nevojë për mbështetjen e tyre.

Unë kurrë nuk pyeta pse dikush nuk erdhi. Nëse nuk do të vish, mos eja. Nëse doni të vini, është kënaqësi. Z.Parker duhet të rishikojë komentet e mia pas ndeshjes. Sidoqoftë, unë nuk do t’i kërkoj falje.

Nëse fansat mendojnë se unë jam problem, dorëhiqem. Ama, unë jam një prej tyre si fans i Manchester City. Që nga dita e parë jam përpjekur të bëj punën time në mënyrën më të mirë të mundshme".