Transmetuar më 17-09-2021, 21:55

Kjo është Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi. Thotë se ka studiuar në Londër dhe u promovua nga Edi Rama gjatë fushatës së zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Që në atë fushatë, "shkëlqeu" me xhevahiret e saj. Në një fjalë të shkurtër në takim ku ndodhej dhe Rama, tha: "Babain tim e kam parë veç një herë të lotojë, kur u takua me prindërit e mi(!)

Gafat vazhduan me shqipen e çalë dhe plot gabime në fjalën që mbajti në finale të fushatës.

Kurse sot në të gdhirë, teksa ora ishte gati 02.00 e nisi fjalën në Parlament duke theksuar "faktin" se ishte ora 01(!) dhe gafat nuk u ndalën.

Vijoi me pohimin se askush nuk e ndaloi qeverinë që të ndalë punën(!) dhe vijoi me gafa të tjera që shkaktuan ilaritet në sallë.

E menjëherë sapo kritikoi deputetët pse po qeshnin me të, bëri gafën e pashembullt:

Ish ministri i Drejtësisë dhe disa herë deputet, Ylli Manjani shprehet i skandalizuar për fjalën e Muzhaqit:

"Mesa duket zonjusha e ka mësuar shqipen me t’nigjume.

Po çfarë duhet të bëjnë fëmijët, se nuk e kuptova?! Të shihen apo …. ihen?! 🤔

Po që babai i zonjushës kishte “…takuar për herë të parë prindërit e saj në gjimnaz”…?! Të puthsha mendjen!", thotë Manjani.

VIDEO E PLOTË

VIDEO FJALA E PRILLIT