Transmetuar më 17-09-2021, 17:55

Kosova po shënon ulje të vazhdueshme të rastevet të reja me koronavirus, duke rritur shpresat se po mbaron vala e pikut që përfshiu gjatë gushtit, shqiptarët përtej kufirit.

Në 24 orët e fundit ishin 297 të infektuar të rinj që u zbuluan nga 6079 testime të kryera. Bazuar numrin e tamponëve i bie që pozitiviteti i rasteve të jetë 4.5 për qind.

Sakaq shqetësim përbën ende numri i viktimave pais janë regjistruar 19 të vdekur 24 orët e fundit, raporton noa.al.

Ministria e Shëndetësisë raportoi të enjten edhe për 1,269 persona të shëruar nga koronavirusi.

Aktualisht, raste aktive mbeten 12.464.

Deri të premten në mesditë, 418,421 qytetarë të Kosovës janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit.

Në spitalet e Kosovës janë duke u trajtuar 675 pacientë të infektuar me koronavirus, njoftoi të premten Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Prej tyre, 44 janë në kujdes intensiv, ndërsa 540 janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi.

Shifrat janë pak më të ulëta se një ditë më herët, kur në spitale ishin të shtrirë 719 pacientë me koronavirus – 47 prej tyre në kujdes intensiv.