Transmetuar më 17-09-2021, 16:49

Tre fëmijë fare të vegjël kanë humbur jetën në Zelandën e Re pasi një nënë katile i vrau duke shokuar opinionin publik kudo.

Viktimat janë dy binjaket dy vjeçe Maya dhe Carla, si dhe vajza 7 vjeçe Lianne, raporton noa.al që citon mediat vendase.

Fëmijët e vrarë u zbuluan nga babai i tyre. Graham Dickson u kthye mbrëmjen e djeshme në shtëpi aty nga ora 22.

Kur hyri brenda, pa tmerrin me sy, kur dalloi një pas një, fëmijët e tij të vdekur. Nisi të klithte duke tronditur fqinjët, të cilët njoftuan sallën operative policore.

Policia tha se Lauren Dickson, 40 vjeçe, është tashmë nën akuzë për vrasje të trefishtë.

Autorja e dyshuar sapo ishte transferuar në Zelandën e Re, pasi kohë më parë kishte jetuar me Graham, në Afrikën e Jugut.