Transmetuar më 17-09-2021, 14:48

Rritja e rasteve me Covid-19 ka bërë që Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu të nxjerrë një urdhër ku i ndalon grumbullimet deri në 20 shtator. Ky vendim i marrë në 30 gusht, parashikonte 6 shtatorin si kufi, por u shty deri më datë 20 shtator nisur nga situata e krijuar ditët e fundit.

Kjo vjen pas rritjes së rasteve me COVID. Aktualisht në vendin tonë është në fuqi ora policore e cila nis në orën 23:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

Vendimi

“Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, të ndryshuar

Në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 7, pika 4, të ligjit nr. 15/2016, “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, të udhëzimeve të Institutit të Shëndetit Publik, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga infeksioni i shkaktuar nga COVID -2019, si edhe në zbatim të vendimit të Komitetit të Përkohshëm për Infeksionin e Përhapur nga Coronavirusi i ri.

URDHËRO J: Në urdhrin nr.633, datë 17.11.2020, “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura” , të ndryshuar, bëhet ndryshimi si

vijon: 1. Në pikën 1 të urdhrit , togfjalëshi “deri në datën 6.9.2021” zëvendësohet me togfjalëshin “deri në datën 20. 9.2021”.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare