Transmetuar më 17-09-2021, 08:35

Dy të rinj 19 dhe 20 vjeç mbetën të plagosur me armë zjarri mesnatën e kaluar në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se shtetasit e plagosur me armë zjarri Enis Sanxhaku 20 vjeç dhe Noa Mato 19 vjeç kanë qene duke u kthyer nga kalçeto, ku si pasojë e një manovre të gabuar në rrugë janë konfliktuar me dy drejtues mjetesh.

Ndër të tjera mësohet se konflikt, ka agravuar dhe njëri prej tyre ka përdorur dhe armë zjarri. Mësohet se dy të rinjtë e plagosur nuk kanë precedentë të mëparshme penale.

Sipas policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Mbikalimi i Qafë-Kasharit”.

Fatmirësisht të rinjtë ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.