Transmetuar më 17-09-2021, 07:32

Plagosen me armë zjarri dy të rinj në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Mbikalimi i Qafë-Kasharit”, Burime bëjnë me dije se identitetet e personave të plagosur janë: Enis Sanxhaku 20 vjeç dhe Noa Mato 19 vjeç. të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ende nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e kësaj ngjarje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të plagosjes Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-dalje të Tiranës dhe vijon kontrolli i zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftimin e policisë.