Transmetuar më 16-09-2021, 20:56

Një aksident i rëndë ndodhi në orët e para të mbrëmjes në aksin rrugor Lezhë-Shkodër në afërsi të fshatit Dajç.

Automjeti tip Benz është përplasur me një motoçikletë të drejtuar nga Fran Daija me banim në fshatin Dajç. Në motoçikletë ka qenë edhe bashkëshortja e tij Liza Daija.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në spital Liza Daija 60 vjeçe dhe ndodhet në reaminacion në gjendje serioze për jetën Fran Daija 62 vjeç.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po kryen veprimet proceduriale për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.Noa.al