Transmetuar më 16-09-2021, 20:20

Një aksident ka ndodhur pak çaste më parë në aksin rrugor Lezhë-Dajç. Një motorr është përplasur me një Fuoristradë tip ML.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur një çift bashkëshortësh ende të paidentifikuar të cilët janë dërguar në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Drejtuesi i ML është dërguar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidenti.