Transmetuar më 16-09-2021, 19:57

Shpërthimi i një bombule gazi ka shkaktuar sonte plagosjen e tre personave në Durrës. Ata janë dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e këtij qyteti.

Të plagosurit janë Qehajet Musai, 60 vjeç, Bukurije Maksuti 45 vjeçe dhe B.Maksuti 17 vjeçe.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e shpërthimit të bombulës, u shprehën burime për Noa.al.

Policia tha se ngjarja ndodhi në orën 19:15, në Xhafzotaj, Durrës, si pasojë e shpërthimit e një bombule gazi në banesë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.