Transmetuar më 16-09-2021, 18:50

Sherbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Triport i vjen në ndihmë një mjeti peshkimi i cili kishte humbur kontaktet që mbrëmjen e djeshme, raporton noa.al.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Triport në bashkëpunim me rojet bregdetare dhe me ndihmën e një Helikopteri, pas kërkimeve të pandërprera në det kanë bërë të mundur gjetjen e mjetit të peshkimit.

Anija e vogël kishte humbur kontaktet mbrëmjen e djeshme, pesë milje afër Sazanit. Siç shihni në video, rojet bregdetare i kanë prirë anijes për ta shoqëruar në breg pas shpëtimit të tyre.

Ekuipazhi i mjetit të peshkimit ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkohë mjeti i tyre lundrues është transportuar për në Triport. /noa.al