Transmetuar më 16-09-2021, 18:07

Një 39-vjeçar është gjetur pa shenja jete para pak çastesh në Tiranë. Policia ka njoftuar se shtetasi me iniciale R.Ç është gjetur në vendin e quajtur Kodrat e Selitës pasi ishte larguar nga banesa që më dtaë 14 shtator. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Në vendin e quajtur “Kodrat e Selitës” është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhunë shtetasi R. Ç., 39 vjeç, i larguar nga banesa me datë 14.09.2021.Ndërkohë policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes është duke punuar për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.