Transmetuar më 15-09-2021, 19:27

Raste të përsëritura. Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi, pasi një 15-vjeçar ka humbur jetën dy ditë pasi kishte marrë vaksinën Pfizer.

Ngjarja ka ndodhur në Arkadia dhe adoleshënti është gjetur i pajetë nga familjarët. Këta të fundit janë shprehur se fëmija ishte i shëndetshëm dhe i fortë. “Vëllai im ishte një fëmijë shumë i fortë. Ai nuk kishte asnjë problem”-shkruan vëllai i 15-vjeçarit në rrjetet sociale.

Megjithatë mediat vendase raportojnë se sipas autoriteteve shëndetësore, vdekja nuk ka lidhje të drejtpërdrejt me vaksinimin. Në vijim pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të përcaktojë shkaqet e vdekjes së të riut.

Burimi: Protothema | joq.al