Transmetuar më 15-09-2021, 18:54

Policia e shtetit do të ketë më shumë fuqi në qeverinë ‘Rama 3’. Në fokus lufta kundër krimit të organizuar.

Për të lehtësuar punën kundër krimit, qeveria ka vendosur që përmes miratimit të një ligji të ri t’i japë akses policisë së shtetit në regjistrat e llogarive bankare, pasurive të paluajtshme, transaksioneve, etj.

“Hartojmë ligjin që siguron dhe zgjeron aksesin e policisë së shtetit në regjistrat e llogarive bankare, në regjistrin e pronarëve përfitues, të pasurive të paluajtshme, noterëve, transaksioneve të dyshimta, si dhe në databazat e tatimeve dhe doganave” është një nga pikat kryesore të objektivave për policinë e shtetit.

Një tjetër pikë është ndryshimi sërish i kodit rrugor dhe investimet në këtë sektor.