Transmetuar më 15-09-2021, 15:47

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë së arrestit me burg për dy punonjës të policisë Lushnje pasi akuzohen ër veprë penale ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘fallsifikim dokumentash’. Sipas hetimeve ata nuk ndaluan një person të shpallur në kërkim.

Çfarë sqaron deklarata e Njoftimi i SHÇBA?

Sot, më datë 15.09.2021, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të dy punonjësve të policisë pranë Komisariatit Lushnje, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimi i dokumentave”.

Marrja e masave shtrënguese ndaj këtyre subjekteve policore ka ardhur pas hetimeve nga ana e Drejtorisë Rajonale të SHÇBA Fier, bazuar mbi dyshimet se gjatë ushtrimit të detyrës, këta punonjës kanë abuzuar me detyrën, duke moszbatuar me korrektësi procedurat standarde për ndalimin e drejtuesit të një mjeti të shpallur në kërkim, si edhe kanë konsumuar veprën penale të “Falsifikimit të dokumentave”.

Në këto kushte, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale ndaj punonjësit të policisë E. C., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimi i dokumentave”, të parashikuara nga neni 248 dhe 86/3 i Kodit Penal.

Gjithashtu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale ndaj punonjësit të policisë A. P., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimi i dokumentave”, të parashikuara nga neni 248 dhe 86/3 i Kodit Penal.