Transmetuar më 14-09-2021, 20:18

Një djalë dhe një vajzë, motër e vëlla u gjetën të vdekur mëngjesin e sotëm në një banesë në Frick, Aargau, Zvicër.

Viktimat janë djali 25 vjeç dhe motra e tij 26 vjeçe. Ata u gjetën të vrarë në banesën e prindërve të tyre. Nuk konfirmohet ende nëse janë vendasit apo emigrantë.

Policia lokale ndonëse pranon se është krim i dyfishtë, tha se nuk mund të thotë me siguri nëse incidenti është një krim i dhunshëm, vetëvrasje apo të dyja bashkë.

25-vjeçari M. vdiq të martën në mëngjes në rrethana ende të paqarta. Motra e tij A. (26) gjithashtu u gjet e pajetë nga policia në banesën e prindërve të tyre

Nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes, por është e qartë që kemi të bëjmë me një krim, tha një zyrtar policor. Sipas tij, pistat e hetimit janë midis një vrasjeje të dyfishtë, ose një vrasjeje dhe më pas vetëflijimit.

Policia e kantonit Aargau ka filluar hetimet në bashkëpunim të ngushtë me zyrën e prokurorit publik, e cila ka hapur një hetim penal. /noa.al