Transmetuar më 14-09-2021, 18:59

Letra e një gruaje 45 vjeçare: Kur u martova me tim shoq, një nga kushtet ishte: asnjë program për të rritur. Kemi tashmë 25 vjet të martuar. Në vitin 2018, zbulova se burri im kishte parë rregullisht por.nografi për gjashtë vjet. E zbulova pasi në këtë kohë, pra tre vjet më parë, filloi të kishte çrregullime ereksioni.

Ai tha se do të hiqte dorë, gjë që mendoj se e bëri për 18 muaj. Por pastaj filloi përsëri. Isha e zemëruar. Shkuam për këshillim. Sepse pashë që burri im dëshiron të ketë vetëm atë që unë e konsideroj seks dembel.

Ai dëshiron të kryejë marrëdhënie vetëm kur zgjohet me ereksion. Por unë i kam thënë se është e rëndësishme për mua të bëjmë dashuri natën.

Në këtë pikë jam e shqetësuar se përdorimi i rregullt afatgjatë i por.nografisë ka ndikuar në dëshirën e tij për intimitet dhe dashuri, pasi ai dëshiron seks vetëm sepse po i bëhet e vështirë të shikojë programe për të rritur. Më bën të ndihem sikur nuk e ndez fare.

Pamela Stephenson Connolly është një psikoterapiste me qendër në SHBA, e specializuar në trajtimin e çrregullimeve seksuale.

Ja përgjigjja e saj:

Kjo që ndodh me burrin tuaj nuk lidhet domosdoshmërisht me ju – ose dëshirën e tij për ju. Frekuentimi i programeve me "pullë të kuqe" mund të jetë i lidhur me nevojat e tij në kohë të tilla që ju nuk jeni e disponueshme, fjala vjen keni orare të ndryshme pune, apo momentet tuaja që ndjeheni më rehat me veten dhe kjo ndodh te shumë çifte.

Nga ana tjetër, shumë burra kanë aq frikë se nuk do të jenë në gjendje të arrijnë një ereksion saqë i afrohen partnereve të tyre për seks vetëm kur ndjejnë se kanë ereksion të plotë, që kryesisht ndodh në fund të gjumit të mëngjesit.

Përdorimi i por.nografisë me siguri mund të ndikojë në aftësinë e një personi për të qenë vërtet intim në një marrëdhënie, por përdorimi i por.nografisë së burrit tuaj mund të jetë më tepër i lidhur me një luftë të tij me ndjenjat e presionit të performancës. Fatkeqësisht, ju mund ta përkeqësoni atë presion. Mundohuni të jeni më të butë me të. Përdorimi i por.nografisë është jashtëzakonisht i zakonshëm dhe nuk e pakëson aftësinë e tij për të pasur marrëdhënie me partneren.

Dëgjoj se jeni duke kërkuar intimitet të vërtetë, por kjo nuk do të ndodhë pa një lidhje më të mirë në përgjithësi. Gjeni një mënyrë për të dëgjuar përpjekjet e tij. Mos u sulni ta godisni pareshtur për zbulimin tuaj dhe t’i rrini çekan mbi kokë se mos po shikon prapë. /noa.al