Transmetuar më 14-09-2021, 14:29

Prej ditë po diskutohet vrasja kriminale e burrit ndaj gruas në Fier. Babai i Elton Metajt, të riut që vrau me armë zjarri Sabrina Bengaj, ka pohuar se nuk ishte në dijeni që djali i tij e tradhtonte nusen.

Përballë ish-krushkut të tij në një emision televiziv, Bashkim Metaj tha se nuk kishte asnjë fakt.

“Unë për veten time se kam parë nëse ka ardhur foto. Thonë se djali im ka pasur histori me një tjetër. Kjo është punë xhelozie. Ai punonte se do të ushqente familjen. Sabrina ishte në shtëpi dhe më tha; do iki babi, po vjen më merr Armando. Më ka denoncuar djali? Se di fare që të më ketë denoncuar. S’më ka thirrur policia. Po, shkova dhe i thashë; ‘o djalë ule zërin se do të flemë gjumë’. Që ka ikur jashtë në Greqi, ta verifikojnë policia.”, tha ai.

Ndërkohë, babai i viktimës, Partizan Bengaj kërkoi dënim maksimal të ish-dhëndrit, në të kundërtën do të bënte vetëgjyqësi.

“Gjëja e parë që dua të flas, është se si doli ky njeri që mbajti peng familjen time. Dua të di se kush është mjeku, psikologu që ka firmosur. Hera e fundit që kërkoj është që të merrem në pyetje. Ose varje ose burgim përjetë. Ose ndryshe do bëj ‘west’.”, tha ai.