Transmetuar më 14-09-2021, 09:20

SPAK i kthen përgjigje Presidentit Meta për ministrat e qeverisë ‘Rama 3’ Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit i ka kthyer përgjigje presidentit Meta, ku thotë se asnjë nga kandidatët për ministra në qeverinë ‘Rama 3’ nuk është nën hetim nga ana e tyre.

Presidenti Meta, i cili është në pritje të dekretimit të ministrave të qeverisë ‘Rama 3’ kërkoi informacion nga SPAK dhe nga Prokuroria e Përgjithshme nëse ndonjëri prej të propozuarve ishte nën hetim prej tyre.

Duket se asnjë nga ministrat e propozuar nga Rama nuk janë subjekt i hetimit të prokurorive.

“Asnjë prej emrave të paraqitur nuk është i regjistruar si person nën hetim në regjistrin e njoftimit të veprave penale të Prokurorisë së Posaçme”, mësohet të jetë shprehur Kraja në letrën që i ka mbërritur presidentit.

Vijon…