Transmetuar më 14-09-2021, 14:37

Uli Hoeness vazhdon të flasë, pavarësisht se ka bërë një hap prapa nga presidenca e Bayern Munich. Ish-udhëheqësi i kampionit të Bundesligës dha një intervistë për stacionin gjerman “Bayern 1”, në të cilin, siç ndodh zakonisht kur tani president i nderit të ekipit bavarez merr fjalën, nuk e “kafshoi gjuhën”.

Hoeness shprehu atë që ndjen për Barcelonën, rivalin e sotëm të Bayern Munich në Ligën e Kampionëve, të cilën nuk e konsideron më një pikë referimi në botën e futbollit. Dhe ai nuk hezitoi ta shprehte këtë para përplasjes në “Camp Nou”.

Hoeness e bën të qartë se Barcelona, ​​për shumë vite, ishte klubi që Bayerni i tij donte t’i ngjante. Sot, opinioni i tij ka ndryshuar në mënyrë drastike. "Barcelona nuk është më një model për ne”, – tha ish-presidenti, duke iu referuar mbi të gjitha vështirësive financiare të klubit katalanas.

Në këtë intervistë, Hoeness zbuloi gjithashtu detaje rreth transferimit të David Alaba te Real Madridi. Siç shpjegon legjenda bavareze, mbrojtësi austriak gjithmonë ëndërronte të luante në La Liga, por te një klub që nuk vishet me të bardha: "Davidi më tha një here se ëndrra e tij ishte të luajturit për Barcelonën. Kësisoji, unë iu përgjigja atij: A doni të negocioni me presidentin apo me administratorin e falimentimit?"

Sa i përket ndeshjes së sotme, ai e konsideron Bayernin favorit, “sepse Barcelona nuk mund të jetë në top-formë për shkak të shitjes së disa lojtarëve kryesorë dhe problemeve financiare".