Transmetuar më 14-09-2021, 13:24

Është folur shumë ditët e fundit të merkatos së verës për kalimin e mundshëm të Mbappè nga PSG te Real Madridi. Klubi francez qe në gjendje t’iu rezistojë ofertave të të bardhëve, deri në 200 milionë euro.

Në këtë pikë të gjërave, Florentino Perez do të përpiqet të nënshkruajnë me yllin francez vitin e ardhshëm, kur kontrata e tij të ketë skaduar. Pra, ta marrë falas, pa paguar asgjë në arkat e klubit parizien.

Numri 1 i La Liga-s, Javier Tebas, foli për gjendjen financiare të “Los Blancos” gjatë një ngjarje publike: "Real Madridi ka shitur lojtarë për 200 milionë euro. Perez ka para të mjaftueshme për të nënshkruar me Mbappe dhe Haaland së bashku”.

Presidenti Tebas foli gjithashtu për “fair play financiar” dhe sulmoi PSG: "Ajo që nuk kuptoj dot është se dikush humbet 400 milionë, shpenzon 500 milionë për rroga dhe, për më tepër, mund të refuzojë oferta si ajo për Mbappé. PSG po shkel rregullat brenda Francës dhe dëmton tregun europian. Sistemi i UEFA-s është i gabuar.

Ne po shkojmë në drejtim të kundërt të destinacionit të duhur. Duhet të sjellim investitorë, por jo me kontribute të pakufizuara dhe humbje të vazhdueshme. Në një sektor tjetër nuk preferon askush të fitojë Ligën e Kampionëve duke humbur një milliard euro. Kështu i bëni tifozët të lumtur, por ofendoni futbollin. Është shumë e rrezikshme".